Corsair Hydro H100i Platinum SE me ftohje të lëngët

Corsair Hydro H100i Platinum SE me ftohje të lëngët

12 shkurt 2019 15:03

Corsair është në fazat finale të zhvillimit të variantit Platinum SE në një ngjyrë kryesisht të bardhë, serisë së vet Hydro H100 all-in-one të ftohësit të CPU me ftohje të lëngët. Në foto shihet Corsair Hydro H100i Platinum SE, i cili e paraqet një variant të modelit origjinal H100i Platinum, të lansuar vitin e kaluar, raporton TechPowerUp.

Është interesante sasia e ngjyrës së bardhë të cilën Corsair e ka shtuar në ftohës, kështu që korniza e radiatorit është e bardhë, por edhe vetë brinjët e radiatorit. Ngjyra e bardhë gjithashtu dominon edhe rreth kornizës së ventilatorit dhe zemrës/motorit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme