LG G8 ThinQ me hapësirë për ruajtje prej 128GB do të kushtojë rreth 900 dollarë

LG G8 ThinQ me hapësirë për ruajtje prej 128GB do të kushtojë rreth 900 dollarë

12 shkurt 2019 14:53

LG G8 ThinQ do të prezantohet gjatë MWC 2019, ndërsa deri më tani kemi mësuar se telefoni nga pjesa e përparme do të ketë sensor ToF për t’i ndihmuar kamerat selfie gjatë hapjes së telefonit përmes linjave të fytyrës dhe emotikoneve të animuara 3D. Gjithashtu, pritet edhe çipseti Snapdragon 855 dhe bateria më e madhe në telefonat premium LG gjatë pesë viteve të fundit.

E gjithë kjo sugjeron se na pret një çmim i lartë i shitjes me pakicë, gjë që konfirmohet edhe nga informacionet e fundit. Sipas një përdoruesi të Reddit, versioni i telefonit me 128GB hapësirë për ruajtje do të kushtojë rreth 900 dollarë amerikanë.

LG G8 ThinQ nuk do të ketë modem Qualcomm X50 pavarësisht se vjen me çipsetin më të ri të kompanisë. G8 vjen me LG V50 ThinQ, i cili gjithashtu do të prezantohet në Barcelonë dhe ky do të jetë telefoni 5G i kompanisë koreano-jugore.

Pjesa tjetër e specifikimeve të modelit G8 ThinQ e përfshin ekranin e gjatë, dy kamera horizontale në pjesën e prapme nën të cilat ndodhet sensori i gjurmëve të gishtave. Do të ekzistojë edhe konektori 3.5mm, pranë portit USB-C dhe altoparlantëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme