Xiaomi konfirmon telefonin që paloset

Xiaomi konfirmon telefonin që paloset

12 shkurt 2019 08:30

Tashmë s’është befasi që kompania teknologjike, Xiaomi, po punon në telefonin e palosshëm.

Janë publikuar video të kompanisë në këtë drejtim, ndërsa tani vetë kompania ka njoftuar zyrtarisht për “LetsGoDigital” punët për telefonin e palosshëm, zhvillimin e dizajnimin e tij.

Kompania po ashtu ka publikuar disa fotografi në të cilat ka treguar se si planifikon të duket telefoni i veçantë.

Xiaomi është duke menduar për dy emra. Një nga to është “Xiaomi Dual Flex” dhe tjetri “Xiaomi MIX Flex”.

Pajisja që paloset ka dy sektore që mund të lëvizin e të kthehen prapa telefonit. Kur të hapet, ekrani kthehet në një version tableti më i hollë me të gjithë ekranin që mund të shfrytëzohet për aplikacione.

Edhe pse s’ka dhënë detaje kur mund të publikohet një pajisje e tillë, industria e telefonave të mençur që paloset dëshmohet se po vjen. Për pak ditë pritet që Samsungu të lansojë pajisjen e parë të tillë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme