Tech

Sony Xperia XA3 vjen me ekran në raport prej 21:9

Descriptive Text

Raporti i ekranit prej 18:9 është bërë i zakonshëm pasi industria e smartfonëve kaloi në një stil me ekranet me ‘notch’ (prerje).

Disa kompani kanë zbatuar edhe më shumë variacione 18.5:9 dhe 19:9 të raportit të ekraneve, ndërsa Sony tani do të përdorë një raport prej 21:9 për smartfonin e saj të ardhshëm Xperia XA3.

Pajisja e re e prodhuesit japonez do të ketë një ekran dukshëm më të gjatë, pa asnjë skaj dhe një raport proporcional të ekranit prej 21:9, transmeton KosovaPress.

Specifikat e ekranit janë të panjohura për momentin, por thuhet se XA3 mund të ketë një ekran 5.9-inç me rezolucion prej 2560 x 1080 pikselë.

Po ashtu, Xperia XA3 pritet të vijë me kamerë kryesore të dyfishtë prej 23+8 megapiskelë si dhe me blic të dyfishtë LED. Në pjesën e poshtme të telefonit ndodhet porti USB-C, ndërsa skaneri për gishta është i vendosur në pjesën anësore të smartfonit.

Sony Xperia XA3, po ashtu, vjen me procesor Snapdragon 660, 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme, si dhe me baterinë prej 3.500 mAh.

Pritet që Sony Xperia XA3 të prezantohet gjatë MWC 2019 (Kongresit Botëror të Celularëve) në Barcelonë.