Sonda japoneze pritet të zbresë në një asteroid

Sonda japoneze pritet të zbresë në një asteroid

10 shkurt 2019 16:58

Sonda japoneze “Hayabusa2”, tashmë në orbitë, do të përpiqet të zbresë në një trup qiellor, asteroid, njoftoi agjencia hapësinore JAXA.

Udhëtimi i ardhshëm parashikohet të transmetohet direkt në internet dhe shkencëtarët gjykojnë se ky do të jetë një mision shumë delikat.

Gjithashtu është nisur dhe një robot franko-gjerman, që ka analizuar përbërjen e këtij guri primitiv në hapësirë.

Qëllimi i këtij udhëtimi është kontributi në njohuritë mbi mjedisin qiellor dhe për të kuptuar më mirë jetën në Tokë./atsh

Komentet

Shto koment

Të ngjashme