Detajet e reja për Meizu Note 9 Foto: Weibo

Detajet e reja për Meizu Note 9

03 shkurt 2019 23:26

Muajin e kaluar, kreu i kompanisë kineze Meizu, Jack Wong, ka zbuluar se smartfoni i ardhshëm Android i kompanisë – Note 9, do të vijë me procesor Snapdragon 6150 të Qualcommit.

Ndërsa Wong nuk ka konfirmuar ndonjë datë të lansimit, duket se smartfoni i ri mund të lansohet në Kinë shumë shpejt, shkruan mysmartprice.

Gjithashtu, së fundmi një smartfon i Meizut me numër të modelit M923Q është shfaqur në uebfaqen e TENAA-së dhe MIIT-së, transmeton Koha.net. Spekulohet M923Q do të debutojë si Meizu Note 9.

TENAA, autoriteti rregullativ kinez, po ashtu, ka zbuluar disa nga specifikat e smartfonit të ri. Sipas tij, Meizu M923Q pritet të vijë me ekran 6.2-inç, baterinë prej 3,900 mAh, si dhe me dimensionet prej 153.11 x 74.34 x 8.65 mm.

Pjesa tjetër e specifikave të tij kyçe ende nuk është zbuluar, por ndoshta në ditët në vijim mund t’i kuptojmë dhe të shohim fotografitë e Meizu Note 9 në uebfaqen e TENAA-së.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme