LG së shpejti lanson smartfonin e parë 5G me procesor të teknologjisë së fundit Foto: GSM Arena

LG së shpejti lanson smartfonin e parë 5G me procesor të teknologjisë së fundit

25 January 2019 22:04

Kompania e njohur jug-koreane, LG, ka konfirmuar zyrtarisht se do të lansojë smartfonin e saj të parë me rrjetin 5G gjatë Kongresit Botëror për Celularë i cili do të mbahet nga 25-28 shkurti në Barcelonë, Spanjë.

Gjithashtu, LG thotë se ky smartfon do të ketë një gyp të madh nga bakri të sistemit të ftohjes, 2.7 herë më i madh se ai te LG V40 ThinQ, shkruan gsmarena, transmeton Koha.net. Kjo do të përmirësojë ndjeshëm aftësitë e ftohjes së smartfonit 5G të LG-së duke përdorur potencialin e plotë të procesorit të teknologjisë së fundit të Qualcommit – Snapdragon 855 SoC.

Smartfoni i ri 5G, po ashtu, pritet të vijë me baterinë prej 4,000 mAh dhe LG premton se modemi 5G nuk do të ndikojë negativisht në jetëgjatësinë e baterisë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme