Shtatë për qind e ndërmarrjeve në BE kanë përdorur robotë në vitin 2018

Shtatë për qind e ndërmarrjeve në BE kanë përdorur robotë në vitin 2018

22 janar 2019 09:52

Ankara, 22 janar – Shtatë për qind e ndërmarrjeve brenda Bashkimit Evropian (BE) që punësojnë së paku dhjetë njerëz gjatë vitit 2018 kanë përdorur robotët industrial ose ata të shërbimeve, tha të hënën zyra e BE-së për statistika (Eurostat).

"Ndërmarrjet e mëdha më shumë përdorin robotët (25 përqind e ndërmarrjeve që punësojnë 250 ose më shumë persona) sesa ndërmarrjet e mesme (12 për qind e ndërmarrjeve që punësojnë 50 deri 249 persona)", tha Eurostat.

Të dhënat statistikore flasin se 5 për qind e ndërmarrjeve të vogla që punësojnë mes 10 dhe 49 persona, vitin e kaluar kanë përdorur robotë.

Numri më i madh i ndërmarrjeve që kanë përdorur robotët industrial ose ata të shërbimeve janë nga Spanja, më saktësisht 11 për qind, ndjekur nga Danimarka dhe Finlanda me nga 10 për qind secila dhe Italia me 9 për qind.

"Niveli më i ulët i përdorimit është regjistruar në Qipro (1 për qind), pasuar nga Estonia, Greqia, Lituania, Hungaria dhe Rumania (të gjitha me 3 për qind)", tha Eurostat.

Zyra e statistikave tha se robotët industrial janë përdorur më shumë se robotët e shërbimeve, kryesisht në ndërtimtari me 16 për qind, ndërsa robotët e shërbimit në prodhim dhe në tregti me pakicë, me 4 për qind.

Eurostat sqaron se robotët përbëhen nga elementët përkatës siç janë struktura mekanike, sensorët, kompjuteri, njësia e kontrollit dhe të njëjtit mund të klasifikohen në robotë industrial dhe robotë të shërbimeve, varësisht nga natyra e përdorimit të tyre.

"Ndërsa robotët industrial kryesisht përdoren në automotizimin industrial, ndërsa robotët e shërbimit kanë një nivel të caktuar të autonomisë dhe aftësisë për të vepruar në mjedise komplekse të cilat ndonjëherë kërkojnë bashkëveprim me persona”, thotë zyra e BE-së për statistika.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme