Inteligjencë artificiale për aeroplanët autonomë

Inteligjencë artificiale për aeroplanët autonomë

21 January 2019 19:25

Piloti automatik që nget aeroplanin tani nuk është më një risi, sfida e ardhshme për prodhuesit është që të sjellin inteligjencën artificiale për të pilotuar avionët e tyre.

“Kjo është ajo që po shohim, inteligjenca artificiale, për të çliruar pilotët nga detyrat më të parëndësishme dhe të përsëritura”, theksoi zyrtarja e Teknologjisë në kompaninë “Airbus”, Grazia Vittadini.


Lexoni edhe: 

Inteligjenca artificiale mund të shkruajë tekste këngësh


Kjo do të sillte përfitime nga avionët me pilotim autonom, sepse do të kishte një reduktim të kostove dhe më pak lodhje për pilotët e kualifikuar.

Por sfida më e madhe për prodhuesit si “Airbus” është të bindë rregullatorët që të miratojnë këtë teknologji.

“Inteligjenca Artificiale është një sfidë e vështirë për ne, veçanërisht kur arrijmë në çastin e certifikimit të produktit”, thotë Vittadini./atsh

Komentet

Shto koment

Të ngjashme