Windows 10 do të krijojë automatikisht hapësirë të rezervuar për azhurnimet dhe fajlat e përkohshëm

Windows 10 do të krijojë automatikisht hapësirë të rezervuar për azhurnimet dhe fajlat e përkohshëm

19 janar 2019 14:53

Kur është fjala për shkarkimin e azhurnimeve të mëdha të sistemit, përdoruesit shpesh duhet të lirojnë hapësira në disk në mënyrë që ta instalojnë buildin e ri të sistemit operativ, nëse u mungon hapësirë e mjaftueshme për ruajtje të brendshme. Microsofti planifikon ta eliminojë këtë vështirësi me azhurnimin e ardhshëm të madh të Windows 10, transmeton Koha Ditore.

Azhurnimi i ardhshëm i madh i Windows 10 do ta ndajë automatikisht një sasi të caktuar të memories në disk, e cila do të shërbejë për t'i instaluar azhurnimet e reja, aplikacionet, fajlat e përkohshëm dhe cache-in e sistemit. Azhurnimi i ardhshëm për Windows 10 do ta krijojë automatikisht një hapësirë të rezervuar prej 7 GB, për t'u siguruar që performanca e aplikacioneve dhe sistemit në tërësi të mos ndikojë në mungesën e hapësirës së lirë në disk.

Në një postim në blog, Microsofti ka zbuluar që ndryshimet do të aplikohen me azhurnimin e ardhshëm të madh të Windows 10 (19H1), i cili pritet të arrijë në gjysmën e parë të vitit 2019. Hapësira e rezervuar do të krijohet automatikisht në të gjitha pajisjet me buildin 1903 të Windows 10 dhe nuk do ta kërkojë asnjë modifikim të jashtëm nga ana e përdoruesit.

Funksioni i hapësirës së rezervuar tashmë është në dispozicion për anëtarët e programit Windows Insider të cilët e përdorin buildin 18298 për Windows 10 ose versionet më të reja. Insajderët mund ta kontrollojnë hapësirën e rezervuar në sistemet e tyre Windows 10 duke shkuar në Start> Search for "Storage settings"> Show more categories> System & reserved> Reserved Storage.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme