Google blen teknologji misterioze për orët e mençura nga Fossil për 40 milionë dollarë

Google blen teknologji misterioze për orët e mençura nga Fossil për 40 milionë dollarë

18 janar 2019 10:53

Fossil Group ka treguar se ka arritur një marrëveshje për t'i shitur Google teknologji të orëve të mençura ende sekrete e në zhvillim për 40 milionë dollarë.

Kjo marrëveshje përfshinë pronë intelektuale që ndërlidhet me këtë teknologji, e po ashtu disa nga anëtarët e grupit Fossil R&D do t’i bashkohen Google, transmeton koha.net.

Kjo marrëveshje gradualisht do të rezultojë në lansimin e “një produkti të ri inovativ i cili ende nuk ekziston në treg”, sipas Greg McKelvey, shef strategjik e digjital i Grupit Fossil.

Kjo teknologji sekrete është zhvilluar nga Fossil që nga koha e blerjes së kompanisë Misfit në 2015-ën për 260 milionë dollarë.

Marrëveshja në mes të Google e Fossil Group do të finalizohet gjatë këtij muaji, por asnjëra nga këto dy kompani nuk ka treguar se kur do ta prezantojnë këtë produkt që përdorë këtë teknologji sekrete të tyre.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme