Tech

Hetim penal ndaj Huaweit në SHBA

Gjykata amerikane nisi një hetim penal me dyshimet për vjedhjen e teknologjive nga kompania kineze e telekomunikacionit Huawei, që i jep një ton edhe më të fortë disa çështjeve të fërkimeve diplomatike dhe tregtare midis dy fuqive, sipas ‘’Wall Street Journal‘’.

Sipas së përditshmes ekonomike, prokurorët federalë kanë dyshime për grupin, makthi i Uashingtonit, se u ka vjedhur sekrete teknologjike kompanive amerikane që punojnë me Huawei, kryesisht nëpërmjet një aparati të përdorur nga operatori amerikan ‘’T-Mobile’’ për testimin e smartfonëve.

”Hetimi është në një stad të avancuar dhe së shpejti mund të shpallë fajtorin”, shton WSJ, duke cituar burime anonime, transmeton atsh.

Kompania Huawei ka refuzuar të komentojë rreth këtyre informacioneve duke parapëlqyer të rikujtojë se ajo dhe ‘’T-Mobile’’ e zgjidhën mosmarrëveshjen e tyre në 2017, pas një verdikti të një komisioni hetimor amerikan.