Pixel 3 Lite XL mund të jetë Pixeli i parë me 6 GB RAM Foto: GSM Arena

Pixel 3 Lite XL mund të jetë Pixeli i parë me 6 GB RAM

14 January 2019 17:54

Pixel 3 Lite XL është shfaqur në uebfaqen e njohur Geekbench dhe pritet të vijë me procesor Snapdragon 70. Kjo do ta bënte atë më të shpejtë sesa modeli bazë Pixel 3 Lite, i cili pritet të vijë me Snapdragon 670.

Gjithashtu, kjo uebfaqe thotë se Pixel 3 Lite XL do të ketë RAM memorien më të madhe – prej 6 GB. Kjo e bënë këtë smartfonin e parë Pixel me RAM memorien më të madhe deri tani, transmeton Koha.net. Pixel 3 dhe 3 XL kanë 4 GB RAM dhe Pixel 3 Lite po ashtu do të ketë 4 GB RAM memorie.

Procesorët Snapdragon 710 dhe 670 janë të prodhuar me procesin 10nm dhe kanë pothuajse të njëjtat specifika, shkruan gsmarena. Të dytë kanë dy bërthama A75 (në shpejtësi 2.2 GHz dhe 2.0 GHz) dhe gjashtë bërthama A55 (të dytë në shpejtësi 1.7GHz).

Image

Sipas informatave të mëparshme për modelet Lite, është thënë se Pixel 3 Lite XL do të ketë ekran 6-inç (LCD) me rezolucion prej 1080 pikselë.

Sa i përket çmimit dhe datës së lansimit të dyshes Pixel 3 Lite, ende nuk është zbuluar.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme