Tech

Apple sivjet lanson tre telefona

Apple gjatë vitit 2018 lansoi tri modele të iPhonëve: iPhone XR, iPhone XS dhe iPhone XS Max.

Sipas disa raportimeve, Apple është duke planifikuar të lansojë tri modele të iPhonëve edhe gjatë vitit 2019.

Wall Street Journal raporton se njëra prej pajisjeve të reja do të jetë iPhone XR që pritet të ketë kamera të dyfishta.

Një tjetër version do të jetë i ngjashëm me XS Max që thuhet se do të ketë tre kamera kryesore.