Lenovo sjell pajisjet e reja të mençura me Google Assistant dhe Amazon Alexa Foto: Neowin

Lenovo sjell pajisjet e reja të mençura me Google Assistant dhe Amazon Alexa

08 January 2019 21:01

Kompania e njohur kineze, Lenovo, sot në panairin e teknologjisë CES 2019 ka prezantuar një gamë të re të pajisjeve të mençura me asistentët e njohur digjital si Amazon Alexa dhe Google Assistant. Për anën e Alexas, kompania ka lansuar pajisjet e quajtura Smart Tab M10 dhe P10.

Të dy këto pajisje janë tabletët që vijnë në formë të një altoparlanti me ekran. Ky është një tablet i zakonshëm me sistemin operativ Android Oreo, procesor Snapdragon 450 dhe ekran 10.1-inç me rezolucion prej 1,920x1,200 pikselë, transmeton Koha.net. Po ashtu, M10 ka 2 ose 3 GB RAM memorie dhe 16 ose 32 GB memorie të brendshme ndërsa P10 4GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme.

Por kur aktivizohet jo si tablet, ai shndërrohet në diçka sikur Amazon Echo Show, duke shtuar një dimension shtesë të funksionalitetit, shkruan neowin. Mund ta përdorni atë për të treguar tekstin e këngës së Amazonit “X-Ray”, për të treguar recetat, motin e shumëçka tjetër.

Image

Sa i përket Google Assistant, Lenovo prezantoi pajisjen e quajtur Smart Clock. Kjo pajisje, në fakt, është një orë me ekran 4-inç e rezolucion prej 480x800 pikselë dhe ka të integruar asistentin digjital Google Assistant, përcjell Koha.net. Po ashtu, ofron mbështetje për rutinën e Assistantit për zgjim nga gjumi dhe po ashtu funksionalitetin e përmbajtjes së shfletuesit tuaj Chrome, kështu që pajisjen mund ta përdorni për shikuar shfaqjet televizive, filmat dhe të lëshoni muzikë në televizorin tuaj.

Smart Tab M10 dhe P10 do të jenë në dispozicion për shitje nga ky muaj, duke filluar me çmim prej 199.99 dhe 299.99 dollarë. Ndërsa, Smart Clock me Google Assistant do të jetë në dispozicion me çmim prej 79.99 dollarë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme