Samsung zbulon dy laptopë të rinj në CES 2019 Foto: Neowin

Samsung zbulon dy laptopë të rinj në CES 2019

08 January 2019 17:56

Gjiganti i teknologjisë, Samsung, në panairin e sivjetmë të teknologjisë CES 2019, ka prezantuar dy laptopët e rinj (Notebook) të cilat do të “përmbushin kërkesat e sotshme të konsumatorëve”.

Kompania koreano-jugore ka prezantuar modelin Samsung Notebook 9 Pro tërësisht nga metali dhe modelin Samsung Notebook Flash nga plastika, transmeton Koha.net. Po ashtu, të dy modelet vijnë me ekran 13.3-inç FHD, shkruan neowin.

Në vijim po ju paraqesim specifikat e Samsung Notebook 9 Pro:

  • Procesori: Intel Core i7-8565U, i gjeneratës së 8-të
  • RAM memoria: 8 GB LPDDR3
  • Sistemi operativ: Windows 10 Home
  • Memoria e brendshme: 256GB PCIe NVMe
  • Wireless: 802.11ac 2x2 (Giga)
  • Grafika: Intel UHD 620
  • Bateria: 55Wh, vjen me veçorinë ‘Fast Charging’
  • Pesha: 1.28 kg
  • Dimensionet: 12.1” x 8.1” x 0.55”
  • Portet: Thunderbolt 3 x2, USB-C x1, 3.5mm, microSD
  • Materiali i trupit: Tërësisht nga metali
  • Ekrani: 13.3” FHD
  • Kamera: HD
  • Altoparlantët: 1.5W x2, Thunder Amp
  • Lapsi Stylus: Përfshihet edhe Active Pen
  • Skaner për shenjat e gishtave
  • Tastiera me ndriçim
    Image

Ndërsa, Samsung Notebook Flash vjen me këto specifika:

  • Procesori: Intel Celeron N4000 ose Intel Pentium Silver N5000
  • RAM Memoria: 4 GB
  • Sistemi Operativ: Windows 10 Home
  • Memoria e brendshme: 64 GB eMMC
  • Wireless: 802.11ac 2x2 (Giga)
  • Grafika: E integruar
  • Bateria: 39Wh
  • Pesha: 1.36 kg
  • Dimensionet: 12.69” x 8.64” x 0.67”
  • Portet: USB-C x2, USB 3.0 x1, USB 2.0 x1, HDMI x1, 3.5mm, UFS & MicroSD Combo
  • Materiali i trupit: Plastikë
  • Ekrani: 13.3″ FHD LED (me rezolucion 1920 x 1080 pikselë), anti-refleks
  • Kamera: Ueb kamera
  • Altoparlantët: 1.5W x2
  • Skaneri për shenjat e gishtave

Të dy Notebookët do të jenë në dispozicion në fillim të këtij viti, por ende nuk është zbuluar se sa do të kushtojnë. Po ashtu, thuhet se Notebook 9 Pro do të jetë më i shtrenjtë se Notebook Flash.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme