Tech

Samsung prezanton televizorin e së ardhmes 219-inçësh

Vitin e kaluar në panairin CES, gjiganti i teknologjisë Samsung foli për panelet modularë MicroLED dhe pati thënë se ato do të jenë televizorët e së ardhmes.

Tani, kompania prezantoi panelet MicroLED të kombinuar së bashku krijojnë një ekran 219-inç. Samsung e quan “The Wall” (Muri).

Me këto panele MicroLED, kompania mund të ndërtojë ekrane në madhësi dhe formën që dëshiron.

Samsungu gjithashtu prezantoi një version më të vogël të “The Wall”-it me rezolucion 4K dhe madhësi 75-inç.

Premtimi më i madh i këtyre panaleve MicroLED është cilësia që duhet të rivalizojë por edhe të mundë ekranet OLED.

Detaje tjera rreth ekranit 75-inç MicroLED ende nuk janë zbuluar por thuhet se nuk do të kushtojë lirë. Ndërsa ekrani monstruoz 219-inç mund të shkojë deri në 100,000 dollarë./pcworldalbanian