Tech

Samsungu përgatit telefonin Galaxy S10

Samsungu gjatë muajit shkurt pritet të lansojë telefonat Galaxy S10 dhe S10 Plus ndërsa së fundmi janë publikuar disa fotografi se si mund të duket ky telefon.

Evan Blass ka postuar një fotografi me të cilën ka mundësi që të jetë telefoni më i ri i Samsungut.

Ai gjithashtu ka përmendur se ky telefon mund të mbushet pa kabllo dhe mund të përdoret për të mbushur pajisjet tjera siç janë orët dhe telefonat tjerë.

Së bashku me dy telefonat, Samsungu pritet të lansojë edhe një model me 5G. Ky version pritet të ketë procesorin Qualcomm Snapdragon 855.

Image