Tech

Toyota synon të pajisë çdo shtëpi me nga një robot

Toyota ka shitur mjaftueshëm vetura. Tashmë dëshiron të shesë robotë. Makineritë e përdorur prej vitesh në fabrikat e montimit të veturave, Toyota beson se nuk do të kalojë shumë kohë kur këto makineritë (robotët) të hyjnë edhe në shtëpitë tona.

Makineritë janë bërë më inteligjente dekadën e fundit. Përpjekjet për të ndërtuar një robot që mund të kryejë detyra të thjeshta kanë dështuar sepse në fund ka rezultuar me një problem fizik: sa më i fuqishëm aq më i rrezikshëm është një robot.

Toyota ka eksperimentuar me robotët që nga viti 2004 kur prezantoi një humanoid i cili mund të lëvizte gishtat dhe kishte buzë artificiale. Ai mund të shoqëronte një orkestër njerëzore.

Po gjërat kanë ndryshuar. Robotët janë bërë më praktikë si androidi i fundit T-HR3, një ‘avatar’ që manipulohet në distancë dhe përdoruesit mund të shohin përmes syve të tij.

Në 2015-ën prodhuesi i veturave shpenzoi një miliardë dollarë për të hapur Institutin Kërkimor Toyota në Luginën e Silikonit me në fokus inteligjencën artificiale.

Vitin e kaluar miratoi një fond prej 100 milionë dollarësh për të investuar në Start-upet që merren me teknologjinë robotike.

Në 2011-ën Toyota demonstroi një robot që mund të ngrinte pacientët nga shtrati por ishte testuar vetëm me njerëz të shëndetshëm.

Kur mësoi se lëvizje e robotit ishin të rrezikshme për kushtet e disa pacientëve, produkti u hoq nga tregu.

Një tjetër produkt, një skuter personal dukej premtues në fillim por u mbajt jashtë rrugëve për shkak të shqetësimeve nga autoritetet rregullatore.

Po përtej fabrikave dhe depove, premtimet e pambajtura janë për robotët e shtëpive. Mbi 2.1 miliardë dollarë janë shpenzuar vitin e kaluar për robotët pastrues.

Toyota thotë se nevoja e të moshuarve do ta ndryshojnë situatën. Me popullsinë në plakje të Japonisë në 2050-ën do të duhen dyfishi i punonjësve për tu kujdesur për të moshuarit.

Atë vit sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 22% e popullsisë së botës pritet të jetë mbi 60 vjeç.

Roboti HSR i Toyotës është makineria që prodhuesi i veturave sheh të ardhme.

HSR është një krah robotik me rrota dhe një ekran dhe dy kamera. Peshon sa 5 topa të bowlingut por mund të ngrejë vetëm 1.2 kilogram.

I pajisur me softuerin e duhur, ai mund të kryejë gjëra interesante. Gjatë një demonstrimi të robotit, ai arriti të mësonte ku gjenden libra, lapsat dhe gjërat e tjera që i përkisnin pronarit e madje të pastronte dhomën.

Toyota nuk tregon se kur roboti do të jetë në dispozicion. Por analistët thonë se brenda 2-3 viteve të ardhshme do të jetë i gatshëm për spitalet dhe shtëpitë.

Për robotë me aftësi të avancuara, do na duhet të presim edhe më tepër. Ideja është të krijohet një robot që është edhe mik njëherazi./pcworldalbanian