Tech

WeChat, një aplikacion tjetër që kopjon historitë e Snapchatit

WeChat, gjiganti Kinez i aplikacionit të komunikimit me mbi 1 miliardë përdorues aktivë në mbarë botën, u bë shërbimi i radhës që kopjon historitë e Snapchatit.

Lansimi i historive është pjesë e ridizajnimit më të rëndësishëm të aplikacionit që nga 2014-ta.

Ndryshimet rrënjësore vinë në një kohë kur Tencent po përballet me konkurrencën e aplikacioneve si TikTok apo Jinri Toutiao.

Përgjatë viteve, WeChat ka shkuar përtej të qenit një aplikacion komunikimi.

Është shndërruar në një platformë me 1 milion aplikacione brenda WeChat të cilët kryejnë detyra pa qenë nevoja të largoheni nga aplikacioni kryesor.

Përdoruesit mund të publikojnë video deri në 15 sekonda të cilat fshihen pas 24 orësh./pcworldalbanian