Tech

Intel së shpejti prezanton procesorin e tij më të fuqishëm ndonjëherë, vjen me 28 bërthama

Procesori monstër i Intel do të debutojë përpara fundit të këtij viti në formën e Xeon W-3175X dhe do të jetë një prej procesorëve më të fuqishme që kompania ka krijuar ndonjëherë.

Me frekuencë 5Ghz do të ketë në përbërje plot 28 bërthama dhe çmim marramendës prej 4,000 dollarësh.

Mund tu duket çmenduri ky çmim, por nuk është hera e parë që Intel shet procesorë të tillë. Linja Xeon më përpara shkonte deri në 10,000 dollarë për modelet më të fuqishme.

Krahasuar me Xeon Platinium 8180, W-3175X është goxha i përballueshëm.

Çmimi ende nuk është konfirmuar por sipas spekulimeve sillet mes 4,200 dhe 6,700 dollarë.

Ai nuk do të konkurrojë vetëm me procesorët si Core i9-9900K por edhe me rivalët e AMD Threadripper.

Këta të fundit janë tejet të lirë krahasuar me procesorët e Intelit. Më i fuqishmi, 2990WX ka 32 bërthama dhe 64 procese dhe frekuencë 4,2Ghz për 1,700 dollarë./pcworldalbanian