Tech

AT&T nga e premtja do të ofrojë rrjet 5G

AT&T nga kjo e premte, 21 dhjetor, do të startoj rrjetin 5G në 12 qytete të SHBA-së.

Pajisja e parë që do ta përdor këtë rrjet është Nighthawk 5G hotspot e bërë nga Netgear, e cila tani për tani ofrohet vetëm për biznese, transmeton koha.net.

Pas përfundimit të kohës testuese, rrjeti më i ri e më i shpejtë në botë, 5G do të ofrohet për 70 dollarë në muaj për 15GB shpejtësi të internetit.

Ky rrjet i ri që do të ofrohet nga AT&T gjatë kësaj jave do të ofrojë rrjet shumë të shpejtë po tani për tani vetëm në zona urbane.

Smarfonët e parë me 5G pritet të lansohen nga fillimi i vitit të ardhshëm, duke filluar nga Samsung Galaxy të ri.

{gallery}