Lenovo sjell telefonin me tri kamera

Lenovo sjell telefonin me tri kamera

18 December 2018 14:31

Lenovo ka publikuar telefonin e saj më të ri, i cili është me tri kamera.

Lenovo Z5s është një version më i volitshëm se Z5 Pro, por më i fuqishëm se Z5, që ishte lansuar gjashtë muaj më parë, transmeton Koha.net.

Ai ka procesor Snapdragon 710 tetë bërthamësh CPU dhe Adreno 616 GPU, raporton GSMArena. Ka tre kombinime të memories 4/64 GB, 6/64 GB, dhe 6/128 GB.

Ekrani i tij është 6.3 LTPS LCD me rezolucion Full HD+.

Kurse ka tri kamera në këtë telefon. Lenovo Z5s sjell një lente me kënd të gjerë 16 MP, që vepron si shkrepje kryesore. E dyta është një lente telefoto me sensor 8 MP dhe 2x zoom optik, ndërsa i treti është një kamerë me ndikim në thellësi prej 5 MP për sfond “blur” dhe për portrete. Ai incizon video 4K.

Image

 

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme