Tech

Besohet se Colin Kroll ishte në mbidozë

Colin Kroll, themeluesi i aplikacionit të medias sociale Vine, i cili ofronte mundësi për shpërndarjen e videove të shkurtra, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në New York.

Policia e gjeti pa shenja jete 34-vjeçarin Kroll në banesën e tij në Manhattan pas një denoncimi që ka pranuar.

Policia beson se Kroll ka humbur jetën, si pasojë e mbidozës me lëndë narkotike.

Aplikacioni Vine ofronte mundësi për shpërndarjen e videove në gjatësi prej gjashtë sekondash.

Në vitin 2012, aplikacioni ishte blerë nga rrjeti social Twitter.