Tech

Gjendet i vdekur në shtëpi themeluesi i aplikacionit HQ Trivia

Bashkëthemeluesi i popullor HQ Trivia, Colin Kroll, është gjetur i vdekur në banesën e tij në New York, në moshën 34 vjeçare.

Shefi ekzekutiv, që themeloi platformën e videove Vine, u gjet nga policia. Ishte e dashura e tij që lajmëroi policinë që të shkonin ta kontrollonin, raporton BBC.

HQ Trivia është një lojë për celularë që u bë jashtëzakonisht shumë e popullorizuar.

Zyrtarët e Departamentit të Policisë së New York shkuan në banesën e Krollit në Manhattan për të kryer një kontroll të mirëqenies dhe gjetën trupin e tij së bashku me disa pajisje të drogës aty pranë, raportoi TMZ.

“Mësuam sot për vdekjen e mikut dhe themeluesit tonë, Colin Kroll dhe me trishtim të thellë duhet ti themi lamtumirë,”- shkruhej në në një deklaratë të HQ.