Instagram për Android tani mund të përdoret edhe offline

Instagram për Android tani mund të përdoret edhe offline

20 April 2017 16:51

Instagrami ka njoftuar se në platformën Android do të mund të përdoret edhe kur përdoruesit nuk kanë qasje në internet.

Përdoruesit, të cilët janë offline, tash mund të shohin përmbajtjen e mëhershme në ‘News Feed’, profilet të cilat i kanë vizituar, dhe po ashtu mund të lënë komente në publikime dhe të bëjnë pëlqime. Natyrisht, komentet dhe pëlqimet nuk do të jenë të dukshme derisa përdoruesi të mos lidhet serish me internet.

Instagram këtë vendim e ka marrë duke pasur parasysh se shumica e përdoruesve të tij vijnë nga vendet me lidhje të dobëta interneti.

Mbështetjen offline për sistemin Android, Instagram e ka paralajmëruar në konferencën Facebook F8, ndërsa sipas të dhënave nga dhjetori i vitit të kaluar, këtë rrjet shoqëror e përdorin 600 milionë njerëz, transmeton kp.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme