Tech

India lanson satelitin në orbitë për qasje në internet

India lansoi satelitin e saj më të madh që do të mbështesë shërbimet e internetit broadband nga Guajana Franceze.

Sipas BBC-së, GSAT-11 me peshë prej 5.854 kilogram i lansuar me raketë franceze nga baza Kourou, është sateliti i komunikimit më të zhvilluar të Indisë.

K Sivan, kreu i Organizatës indiane për Hulumtime Hapësinore (Isro), në deklaratën për mediat tha se sateliti do të luaj rol të rëndësishëm në sigurimin e shërbimeve të internetit broadband në mbarë vendin.

Me satelitin planifikohet që të ofrohet shërbimi i internetit në skajet më të largëta të Indisë dhe në udhëtimet ajrore.

India ka mbi 440 milionë përdorues të internetit dhe ky numër pritet të dyfishohet deri në vitin 2022.