Kujdes nga kufjet që përgjojnë përdoruesit

Kujdes nga kufjet që përgjojnë përdoruesit

20 April 2017 10:34

Kompania Bose ka krijuar kufjet wireless që kushtojnë 350 dollarë. Këto kufje përmes një aplikacioni mbledhin të dhëna nga përdoruesit dhe ia dërgojnë informacionet palëve të treta – pa dijeninë dhe lejen e përdoruesve.

Një person ka paditur kompaninë për shkelje të privatësisë, pasi përmes këtyre kufjeve palët e treta marrin informata rreth listës së këngëve, atë të radios dhe ligjëratave që mund të ketë dëgjuar përdoruesi i tyre.

Si dëmshpërblim ankuesi ka kërkuar më shumë se 5 milionë dollarë, por nuk ka specifikuar dëmet që i janë bërë.

Kufjet mund të përdoren pa aplikacion, vetëm duke u lidhur me Bluetooth, por aplikacioni ofron opsione shtesë për përdorimin e pajisjes – kjo i hap rrugë mbledhjes së palejuar të të dhënave.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme