Tech

Bie për herë të dytë brenda javës Messengeri i Facebookut

Aplikacioni i Facebookut “Messenger” në mëngjesin e sotëm ka pasur ndërprerje, sipas Down Detector, raporton Daily Mail.

Kjo rënie i ka ndodhur këtij aplikacioni dy herë brenda kësaj jave, derisa janë prekur përdoruesit në Britani të Madhe, Evropë, disa pjesë të Amerikës Latine si dhe bregu lindor në SHBA, transmeton Koha.net.

E edhe faqja kryesore e Facebook ka pasur disa probleme, sipas këtyre raporteve.

Disa prej përdoruesve kanë pasur probleme gjatë kthimit të përgjigjes, apo edhe kur kanë provuar të dërgojnë mesazhe, derisa të tjerë përdorues kanë thënë se nuk kanë qenë në gjendje të shohin personat që ishin online.

{gallery}