Google Earth lanson përditësimin më të madh deri më tani, ky është ndryshimi

Google Earth lanson përditësimin më të madh deri më tani, ky është ndryshimi

19 April 2017 18:20

Nëse deri më tani s’keni pasur mundësi të vizitoni të gjitha vendet e preferuara të Ernest Heminhwayt, tashmë keni mundësi që këtë ta bëni shumë lehtë.

Kjo pasi tani Google Earth i shfaq edhe ato, transmeton koha.net.

Në një përditësim masiv, Google ka prezantuar një tipar të quajtur “Voyager”, i cili nuk do të jetë i limituar për të shfaqur vetëm vendet e njohura, por shfaq mijëra vende të tjera rreth globit.

“Museums Around the World” (muzetë rreth botës) do të dërgojë përdoruesit me “Street View” edhe në 28 muze të ndryshëm në çdo qosh të botës, duke filluar nga muzeu i “Museo Reina Sofia” në Madrid e deri te “Metrpolitan Museum of Art” në New York.

Dhe nëse përdoruesit dëshirojnë të shohin më shumë natyrën, “Earth View” do të shfaqë “peizazhet më të njohura e më enigmatike në botë”, raporton “BuisnessInsider”.

Nëse përdoruesit janë duke planifikuar që t’i bëjnë ndonjë vizitë qyteteve, “Google Earth” do të shfaqë vendet më të njohura të qyteteve si Tokios, Londrës e Mexico Cityt, ku edhe shfaq përshkrimin e atyre vendeve nga Wikipedia.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme