Shfaqen fotografitë e para të Samsung Galaxy J5 (2017)

Shfaqen fotografitë e para të Samsung Galaxy J5 (2017)

19 April 2017 14:32

Samsung së shpejti do të lansojë modelin e ri nga seria e tij e popullarizuar J.

Ky do të jetë telefoni që do të mbajë emrin Samsung Galaxy J5 (2017), i cili ka marrë certifikatën WiFi Alliance (WFA), dhe po ashtu ishte edhe në listimin në benchmark, transmeton kp. Megjithatë, kësaj radhe kanë rrjedhë disa fotografi.

Sa i përket specifikave, benchmark listing na tregon se do të arrijë me procesor e fuqishëm Exynos 7870 dhe do të ketë 2 GB RAM dhe 16 GB memorie të brendshme.

Për momentin e dimë se telefoni i ardhshëm do të ketë kamerë të pasme prej 12 megapikselë dhe sistem operativ Android 7.0 Nougat.

Aktualisht, nuk ka informata për datën e saktë të lansimit të telefonit dhe as për çmimet.

Image
Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme