Nikon prezantoi kamerën e re digjitale të fuqishme

Nikon prezantoi kamerën e re digjitale të fuqishme

19 April 2017 13:13

Nikon sapo e ka prezantuar kamerën e re digjitale të quajtur D7500 DSLR, e cila vjen si pasardhëse e kamerës D7200.

Nikon D7500 është një kamerë e fuqishme DSLR e klasit të mesëm e cila huazon shumë gjëra nga kamera më e shtrenjtë, modeli D500.

Nikon D7500 e ka të njëjtin sensor CMOS të formatit DX prej 20.9 megapikselësh dhe EXPEED 5 image procesorin të cilin e ka edhe kamera më e shtrenjtë digjitale D500 Nikon, transmeton “Koha Ditore”. Në burst-mode kamera mund t’i regjistrojë 8 frame për sekondë me AF/AE të plotë deri në 50 foto në formatin RAW dhe 100 në formatin JPEG për shkak të bufferit të zgjeruar.

Nikon D7500 gjithashtu mund të xhirojë video në 4K UHD, ndërsa videoja mund të ruhet si MOV apo MP4. Modi 1080p ofron stabilizim elektronik, ndërsa kamera mund të xhirojë video në kartelë edhe me daljen e njëkohshme të videos së pakompresuar nëpërmjet HDMI.

Kamera e re digjitale e ka një ekran 3.2-inçësh si dhe Bluetooth dhe Wi-Fi të integruar.

Çmimi i saj do të jetë 1250 dollarë amerikanë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme