Tech

Sharp Aquos R2, smartfoni më i shëmtuar në botë

Shëmtia nuk ka të bëjë aspak me pamjen, por me dy “prerjet” (notch) në ekran. Shikoni se çfarë është kjo.

Sharp Aquos R2 është quajtur telefoni më i shëmtuar në botë, pasi ka dy “dhëmbë”. Njëri është poshtë, më i madh, ku ka një skaner për gjurmë gishtërinjsh, përmes të cilit menaxhon telefonin, dhe një më të vogël, sipër, në të cilin ndodhet kamera për ‘selfie’ ose për të zhbllokuar telefonin përmes skanerit për identifikim të fytyrës.

Përveç se është “i shëmtuar” për shkak të prerjeve në dy vende (poshtë e lartë), ky telefon është me të vërtetë i fuqishëm. Ka ekran IGZO prej 120 Hz, një diagonale 5.2 inç dhe një rezolucion prej 1.080 x 2.280 pikselë, transmeton ksp.

Ky ekran i fuqishëm HDR10 mbrohet nga xhami Gorilla Glass 3. Brenda ka procesor Snapdragon 845, 4GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme, e cila mund të zgjerohet përmes kartelës microSD deri në 512GB, si dhe punon me sistemin më të fundit operativ Android Pie 9.0.

Ky model ka edhe portin 3.5mm për kufje dhe mbështetje për teknologji Dolby Atmos, dhe për t’u lidhur me pajisje të tjera dhe mbushur përdor portin USB input Type-C, i cili është i mbrojtur kundër depërtimit të ujit dhe pluhurit (IP68).

Zhgënjyese është kapaciteti i baterisë prej vetëm 2,500 mAh. Telefoni vjen me “vetëm” dy kamera – të përparme prej 8 megapikselë dhe atë të pasme prej 22.6 megapikselë, OIS stabilizim dhe HDR për video dhe foto.

Aktualisht, Sharp Aquos R2 kompakt shitet vetëm në Japoni dhe ende nuk dihet nëse do të shitet edhe në vende tjera.