Zuckerberg premton pengimin e videove me vrasje në Facebook Foto: Reuters

Zuckerberg premton pengimin e videove me vrasje në Facebook

18 April 2017 22:16

Drejtori dhe themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg ka premtuar sot se kompania e tij do të bëjë gjithçka që është e mundur për të parandaluar prezantimin e incidenteve në rrjetin social, raste të tilla sikurse vrasja live që ndodhi në Cleveland, e cila pamje është parë gjatë dy orëve në Facebook.

Kjo video u bë nga Robert Godwin, i cili ka filmuar tërë ngjarjen e vrasjes së tij derisa sulmuesit largohen nga vendi i ngjarjes, shkruan Reuters, përcjell Koha.net.

Zuckerberg, duke folur në konferencën vjetore për zhvillimin e Facebook-ut, ka shprehur ngushëllimet e tij në emër të të punësuarve për anëtarët e familjes dhe miqtë e viktimës, Robert Godwin.

“Kompania jonë do të bëjë gjithçka për t’i parandaluar këto postime në Facebook, ne do ta bëjmë të pamundur”, tha Zuckerberg.

Facebook, do të shqyrtoj monitorimin e pamjeve të dhunshme dhe gjithashtu materialeve fyese që shpërndahen në Facebook.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme