Facebooku tregon fokusin e së ardhmes

Facebooku tregon fokusin e së ardhmes

18 April 2017 20:25

Facebooku sot ka prezantuar një platformë të re për zhvilluesit për të krijuar eksperienca të reja me kamerën brena aplikacionit.

Duke folur në skenën e konferencës për zhvilluesit, F8, themeluesi i kompanisë Mark Zuckerberg ka thënë se teknologjia e re që shfaq pamje të krijuara nga kompjuteri në fotografitë apo videot reale, do të jetë platforma e radhës për zhvilluesit.

Një version beta është hapur sot për zhvilluesit që të nisin eksperimentimet me filtra të fotove, videove, video-lojëra, projekte e të tjera.

Në një demonstrim, Zuckerberg tregoi disa efekte të reja. Kur ai ka lëshuar kamerën janë gjetur mijëra efekte “reale”.

Një veçori e tillë me efekte 3D ka debutuar online përmes aplikacionit Snapchat.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme