Apple shtyn lansimin e versionit më të fuqishëm të iPhone 8

Apple shtyn lansimin e versionit më të fuqishëm të iPhone 8

18 April 2017 18:17

2017-a shënon dhjetëvjetorin e iPhonet dhe spekulohet se Apple do të lansojë tre modele të reja për të festuar, dy me përmirësime të vogla dhe një tjetër me ndryshim radikal në dizajn si iPhone Premium.

Edhe pse u raportua se telefonat do të lansohen në të njëjtën kohë në shtator, fansat e iPhonet do të duhet të presin edhe pak për pajisjen më të fuqishme.

“Bloomberg” raporton se iPhone Premium do të shtyhet për një apo dy muaj, për shkak të problemeve në prodhim. Një gjë e tillë ishte raportuar edhe nga disa media japoneze ditë më parë, transmeton Koha.net.

Sipas raportimit, dizajni i ri i pajisjes, që kërkon ekran më të madh me skaje të lakuara do të vonohet deri sa të prodhohet. Apple po ashtu thuhet se është duke eksperimentuar edhe me sensorin e gishtave, që po ashtu mund të ndikojë në shtyrje.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme