Tech

Pse kartelat bankare kanë numrin unik 16-shifror

Mesatarisht njerëzit kanë më shumë se tre karta krediti secili. Shumica kanë edhe kartelat debiti dhe llogari të ngjashme të cilat bazohen në një numër unik 16-shifror me të cilin kryejnë transaksione.

Metodat më popullore të pagesave përdorin sistemin e sigurisë të quajtur ‘Token’, që do të thotë se numra unik të tjerë janë të lidhura me llogaritë tuaja.

Për shembull secila kartelë që posedoni e vendosur në Apple Pay ka deri në 3 kombinime 16-shifrore falë ‘tokenit’.

Kemi më shumë kartela se kurrë më parë e madje katër apo pesë numra llogarie 16-shifrore për një llogari të vetme bankare.

Me thyerjet e vazhdueshme të sigurisë, firma ri-hedhin në qarkullim mijëra kartela çdo vit dhe disa kanë filluar të lëshojnë numra të tjerë llogarie për të reduktuar kostot e zëvendësimit.

Me gjithë këta kartela në qarkullim, a ekziston mundësia që këta numra unikë të mbarohen?

Kjo pyetje përsëritet vazhdimisht, megjithatë një gjë është e sigurt se numrat unikë nuk kanë për të mbaruar kurrë.

Kombinimet 16-shifrore ofrojnë numra unik shumë më tepër sesa ne mund të përdorim sipas Cris Poorit, një profesor matematike pranë Universitetit Fordham.

Ai thotë se numrat 16-shifror kanë 10 kuadrillion kombinime ndërsa popullsia e botës është 7 miliardë.

E thënë ndryshe çdo personi i duhet të ketë 1 milion kartela krediti për të konsumuar të gjithë numrat unikë.

Për të kuptuar pse këta numra unik nuk mbarojnë, duhet të kuptoni mënyrën sesi hidhen në qarkullim.

Udhëzimet për këtë procedurë janë lëshuar nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim i cili vendos standardet e kartave të kreditit si madhësia apo forma e tyre.

Numrat e parë përcaktojnë rrjetin dhe industrinë. Për shembull kartelat Visa fillojnë me numrin 4 ndërsa AmEx me numrin 3. Kështu tregtarët mësojnë se cila kompani është përgjegjëse për pagesat.

Shifra e parë me pesë të tjerat që pasojnë njihen ndryshe si Numri i Identifikimit të Bankës (BIN).

Ato u jepen rrjeteve individuale të pagesave si Visa, MasterCard të cilët më pas i lëshojnë për bankat.

Gjashtë shifrat e para mund të jenë të njëjta për shumë njerëz që i përkasin një rrjeti dhe një banke të njëjtë, ndërsa nëntë shifrat e ngelura janë unike për llogarinë tuaj.

Çdo institucion mund të lëshojë miliona llogari individuale. Shumica e numrave BIN përdoren vetëm në 10 % të kapacitetit.

BIN i MasterCardit fillonte gjithnjë me numrin 5, por nga 2017-ta numri 2 është implementuar për të rritur numrin e kartelave dhe llogarive në dispozicion.

Bankat dhe kompanitë gjithashtu mund të risjellin në qarkullim numrat e llogarive të cilat janë mbyllur.

Numri i fundit në kartelën e kreditit njihet ndryshe si “Check Digit”. Ai përllogaritet me një formulë të matematikanit Hans Peter Luhn e cila përdor 15 shifrat e tjera për të llogaritur shifrën e fundit që përcaktohen nëse nuk kemi të bëjmë me një mashtrim apo kopje.

Data e skadencës dhe kodi i sigurisë gjithashtu ndihmojnë tregtarët dhe përpunuesit e pagesave për të identifikuar kartat./pcworldalbanian