Edhe FB mundëson fshirjen e fotove dhe mesazheve

Edhe FB mundëson fshirjen e fotove dhe mesazheve

09 nëntor 2018 09:32

Romë, 9 nëntor – Pas aplikacionit të WhatsApp, edhe Messenger u jep mundësi dërguesve të penduar që fotot që dërgojnë gabimisht ose pa i menduar gjatë mund t’i anulojnë para se marrësi t’i shohë ato.

Përdoruesit do të kenë 10 minuta kohë për ta rishikuar atë, mbas kësaj nuk mund të fshihet më.

Mundësia e eliminimit të mesazheve ishte njoftuar nga FB që pranverën e kaluar, pasi disa gazeta kishin zbuluar se Mark Zuckerberg dhe menaxherët e tjerë të FB, ishin në gjendje të fshinin mesazhet e dërguara në Messenger, një mundësi që nuk u jepej përdoruesve.

Vetëm në këtë mënyrë rrjeti social siguroi përdoruesit që në të ardhmen ky funksion do të ofrohej për të gjithë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme