Xiaomi Mi 6 lansohet nesër

Xiaomi Mi 6 lansohet nesër

18 April 2017 09:47

Është folur mjaft kohëve të fundit për telefonat e rinj që po përgatiten prej Xiaomi, ndërsa kompania tani ka konfirmuar se kur do të prezantohet një prej pajisjeve të reja.

Xiaomi Mi 6 do të prezantohet zyrtarisht nesër, dhe meqë ky është telefoni i ardhshëm i avancuar nga Xiaomi, ai gjithsesi po tërheqë vëmendje më të madhe të përdoruesve, transmeton “Koha Ditore”.

Raportet e mëparshme kanë thënë tashmë se telefoni në brendi do ta ketë çipsetin Qualcomm Snapdragon 835 të çiftëzuar me 6 GB RAM dhe 128 MB memorie të brendshme. Përveç kësaj, pritet që ai të ketë një ekran 5.1-inçësh me rezolucion Full HD.

Kompania sipas pritjeve do të duhej ta lansojë edhe Xiaomi Mi 6 Plus me një ekran 5.7- inçësh. Meqë zvogëlimi i skajeve është bërë një trend, siç e kemi parë tek telefonat e rinj Samsung dhe LG, pritet që diçka të ngjashme të bëjë edhe Xiaomi.

Xiaomi konfirmoi se telefoni Mi 6 do të lansohet zyrtarisht më 19 prill. Mbetet për t'u parë se në cilat tregje Xiaomi do ta lansojë telefonin e ri.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme