iPhone XR përballet me kërkesë të ulët, Apple urdhëron ndaljen e prodhimit të tij

iPhone XR përballet me kërkesë të ulët, Apple urdhëron ndaljen e prodhimit të tij

06 nëntor 2018 18:14

Apple ka kërkuar nga prodhuesit e iPhonet, përkatësisht dy kompanitë Tajvaneze Foxconn dhe Pegatron, të ulin prodhimin e iPhone XR, raporton gazeta financiare Nikkei.

Aksionet e Applet ranë me 4 për qind menjëherë pas raportit nxitur nga shqetësimet se iPhone XR po përballet me kërkesë të ulët.

Duke cituar zinxhirin furnizues të kompanisë, Apple kërkoi nga Foxconn i cili zotëron 60% të fuqisë prodhues të ulët në 45%.

Apple është konsumatori më i madh i Foxconnit.

Raporti i Nikkeit vjen pak ditë pasi Apple tha se shitjet për tremujorin e ardhshëm do të jenë poshtë pritshmërive të Wall Streetit.

Në qershor i njëjti publikim kishte paralajmëruar se këtë vit kompania do të shesë 20% më pak iPhone sesa një vit më parë./pcworldalbanian

Komentet

Shto koment

Të ngjashme