Tech

Për çfarë përdoren telefonat mobilë më së shumti sot

Foto: Ilustrim

Telefonat mobilë janë gjithmonë me ne dhe ata i përdorim për shumëçka.

Më parë as që mund të imagjinohej se në xhep do ta kemi një pajisje e cila paraqet telefonin, alarmin për zgjim, kalendarin, kamerën për foto, videokamerën, kalkulatorin, playerin për muzikë, internetin, navigimin, fotoalbumin, diktafonin...

Një studim i kërkuar nga LG-ja ka treguar se shfrytëzuesit i përdorin telefonat e tyre më shpesh për të bërë fotografi se sa për thirrje.

Hulumtimi i shprehive të përdoruesve në Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut tregon se 87% e të anketuarve thanë se bëjnë fotografi me telefon mobil të paktën një herë në javë. 61% e të anketuarve preferojnë të dërgojnë foto në vend të mesazheve tekstuale për ta përcjellur informacionin... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)