Instagram vjen me një të re

Instagram vjen me një të re

17 April 2017 19:46

Duke filluar nga kjo javë, ju mund t’i ruani gjërat në një koleksion privat.

Shtypni dhe mbani për pak sekonda postimin të cilin doni ta ruani, i cili është i rrumbullakuar me ngjyrë të kuqe siç mund ta shihni më poshtë, ajo do të bëhet e zezë dhe automatikisht do të ruhet në “save posts” që mund t’i shihni vetëm ju, përcjell Koha.net.

Kjo veçori e re e Instagramit ka ardhur për një arsye. Nëse nuk dëshironi të bëni “like” por doni ta shihni përsëri një fotografi, atëherë vetëm e ruani në këtë mënyrë, dhe kur dëshironi përsëri ta largoni atëherë e shtypni përsëri të njëjtin buton.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme