Apple zbulon se çfarë nënkuptojnë shkronjat ‘R’ dhe ‘S’ tek iPhonët e rinj

Apple zbulon se çfarë nënkuptojnë shkronjat ‘R’ dhe ‘S’ tek iPhonët e rinj

28 tetor 2018 23:01

Shefi i marketingut i Applet ka zbuluar arsyen pse smartfoni më i shtrenjtë nga linja e re e kompanisë ka një etiketë të pazakontë.

Smartfonët e rinj të Applet mbajnë emrat iPhone XS dhe XR. Në Apple pretendojnë se X është në të vërtetë një numër romak dhjetë, ndërsa S është një shenjë e shpejtësisë. Çfarë atëherë bën R?

“E pra, ajo ka të bëjë me veturat sportive”, ka thënë shefi i marketingut Phil Schiller nga Apple.

“Mua më pëlqejnë veturat e shpejta, dhe R dhe S janë shkronjat e përdorura për të përcaktuar veturat sportive që janë me të vërtetë të veçantë”, ka thënë ai, transmeton ksp.

Ka shumë vetura emrat e të cilave përmbajnë shkronjën R. Disa prej tyre, të tilla si Toyota Matrix XRS, janë modele më të lira, por ka edhe më të shtrenjta dhe më të fuqishme, të tilla si RS Ford Focus, si dhe modelet më të mira si një përcaktim i modelit, si Jaguar XJR ose Audi RS 7.

Schiller nuk ka specifikuar se cili prej modeleve me S ose R do të jetë shenja e tij e preferuar, por në mars të vitit 2012 ai në Twitter kishte listuar modelet e preferuara McLaren F1, Aston Db4 GT, Porsche 550A, Ferrari P4, Ford GT/40, Jaguar D-Type dhe Lambo Miura.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme