Tech

Samsung paralajmëron tri modele S10 dhe një të palosshëm për vitin e ardhshëm

Descriptive Text

Samsung do të prezantojë tre modele Galaxy S10 dhe smartfon të palosshëm vitin e ardhshëm, sipas Bloomering.

Galaxy S10 dhe S10 Plus do të përmbajnë ekrane OLED të lakuara dhe skaner për gishtave nën ekran.

Smartfonët e rinj, sipas raportit, do të kenë tre kamera të pasme dhe një kamerë ‘selfie’ brenda ekranit.

Ka pasur spekulime se Samsung ka punuar një ekran me vrima të vogla të cilat akomodojnë kamerat nën panel.

Gjithashtu, Bloomberg konfirmoi se Samsungu ka testuar disa prototipe të Galaxy S10 pa kufjet 3.5 mm.

Modeli i tretë i Galaxy S10 do të jetë një variant buxhetor ashtu siç bëri Apple me iPhone XR këtë vit.