Tech

Twitter humb 9 milionë përdorues

Numërimi mujor o përdoruesve të Twitterit ka pësuar një goditje gjatë çerekut të kaluar, duke shënuar 9 milionë përdorues më pak.

Përdoruesit mujor të kësaj kompanie kanë rënë nga 335 milionë sa ishin në çerekun e kaluar në 326 milionë gjatë këtij çereku, transmeton koha.net.

Por ky deklarim nuk ishte edhe aq i papritur, pasi Twitter gjatë muajit të kaluar të fshijë llogari të ‘këqija’ në mënyrë strikte e të shpejtë.

Twitter ka filluar të fshijë llogaritë problematike, robotike e spam’s, me një teknologji të re, e cila i ndihmon ata që t’i gjejnë ato ndërsa ka paralajmëruar për humbjen edhe të disa milionë llogarive të tjera gjatë muajve në vazhdim.

Twitter edhe pse ka humbur 9 milionë llogari gjatë këtij tre mujori, përdoruesit ditor në këtë platformë kanë shënuar rritje për 14 për qind, e kjo ka bërë që rrjeti social të rrisë të ardhurat.