Pajisjet që janë përditësuar e që do të përditësohen me Android Nougat

Pajisjet që janë përditësuar e që do të përditësohen me Android Nougat

16 April 2017 13:37

Sistemi operativ Android Nougat ka arritur në gusht të vitit të kaluar dhe Google në atë kohë menjëherë ka sjellë këtë platformë të re për Nexus 6, Nexus 5X, Nexus 6P, Nexus 9, Nexus Player, Pixel C dhe General Mobile 4G (Android One).

Të kujtojmë, Google në dhjetor të vitit të kaluar ka njoftuar për përditësimi e kësaj platforme në version Android 7.1.1.

Disa pajisje kanë marrë edhe përditësimin e softuerit OTA, duke përfshirë edhe pajisjet të cilat janë përditësuar në gusht të vitit të kaluar si Pixel XL, transmeton Koha.net. Që atëherë, Samsung ka njoftuar se një grup pajisjesh do të përditësohen me Nougat, të tilla si Galaxy S7, Galaxy S7 Edge, Galaxy Note 5, Galaxy S6, Galaxy S6 Edge, Galaxy S6 Edge Plus, Galaxy Tab A me lapsin S Pen, Galaxy Tab S2 (LTE), Galaxy A3 dhe Galaxy A8.

Digital Trends, po ashtu, raporton se edhe ZTE Axon 7, Alcatel A3 XL, nëntë pajisjet e serisë Sony Xperia (Z3+, tableti Z4, Z5, Z5 Compact, Z5 Premium, X, X Compact, X Performance dhe XZ), si dhe gjashtë pajijset e Huaweit (Mate 9, Mate 8, P9, P9 Plus, P9 Lite dhe Honor 8) janë përditësuar me sistemin operativ Nougat.

OnePlus 3 dhe 3T janë përditësuar me sistemin operativ të bazuar në Nougat, OxygenOS, ndërsa OnePlus 2 do të përditësohet në të ardhmen e afërt. LG V20 është lansuar me Android 7.0 Nougat, ndërsa LG G5 është përditësuar dhe mbetet të përditësohen edhe LG V4 dhe V10.

Pajisjet e HTC-së me platformën Nougat janë: HTC 10, HTC One A9, HTC One M9 dhe HTC Bolt, ndërsa pajisjet aktuale si U Ultra dhe U Play kanë platformën e instaluar.

Moto Z Droid, Moto Z Force Droid, Moto Z Play, Moto Z, Moto G4, Moto G4 Plus, Moto G4 Play, Droid Turbo 2 dhe Droid Maxx 2 janë pajisjet të cilat janë përditësuar me sistemin e ri operativ, ndërsa pritet të përditësohen edhe Moto X Pure Edition (gjenerata e tretë), Moto X Style, Moto X Play (Droid Maxx 2) dhe Moto X Force (Droid Turbo 2).

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme