Ky është telefoni i avancuar i HTC-së për 2017-n

Ky është telefoni i avancuar i HTC-së për 2017-n

16 April 2017 08:05

HTC U Ultra dhe U Play janë telefona të shkëlqyer, por ato nuk janë në të vërtetë të avancuar për 2017-n.

Kompania tajvaneze është duke punuar në një tjetër telefon i cili do të jetë konkurrentë shumë i fortë.

Me emrin kodues HTC Ocean, HTC U pritet të lansohet në një të ardhme të afërt, transmeton Koha.net. Llogaria e famshme në Twitter @evleaks ka publikuar disa fotografi të këtij telefoni dhe mund të shohim që telefoni nuk duket aq shumë mbresëlënës dhe ka shumë ngjajshmëri me telefonat e tjerë.

Telefoni i ri nuk ka ekran të dytë dhe sa i përket specifikave tjera, duhet të jetë telefon shumë konkurrentë i fortë, ndërsa sa i përket dizajnit ai qëndron si rival i drejtpërdrejtë ndaj LG G6 dhe Galaxy S8.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme