Tech

Vdiq bashkëthemeluesi i Microsoftit, “pa të s’do të kishte kompjuter”

Paul Allen, i cili bashkëthemeloi Microsoftin, ka vdekur në moshën 65-vjeçare nga komplikimet e limfomës jo-Hodgkin.

Ai kishte zbuluar rikthimin e sëmundjes vetëm dy javë më parë, pasi më parë u trajtua në vitin 2009. Ai kishte thënë se ai dhe mjekët ishin “optimistë” rreth trajtimit të saj.

Bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, u shpreh i mërzitur për vdekjen e mikut të tij.

“Unë jam i mërzitur nga vdekja e një prej miqve më të vjetër dhe më të dashur… Kompjuteri nuk do të kishte ekzistuar pa të”, ka thënë Gatesi.

Në një deklaratë që konfirmonte vdekjen e tij të hënën pasdite, motra e tij Jody e përshkroi biznesmenin si një “individ të shquar në çdo nivel”.

Biznesmeni e krijoi pasurinë e tij së bashku me mikun e shkollës Bill Gates, pasi bashkëthemeluan gjigantin e teknologjisë Microsoft, në vitin 1975.