Facebook vazhdon luftën kundër pëlqimeve dhe llogarive të rreme

Facebook vazhdon luftën kundër pëlqimeve dhe llogarive të rreme

15 April 2017 20:45

Rrjeti më i madh social në botë, Facebook, është duke avancuar mjetet e veta të brendshme për të ndjekur pëlqimet dhe llogaritë e rreme.

Mbi gjashtë muajt e kaluar, rrjeti ishte duke luftuar kundër një operacioni të pëlqimeve të rreme, të cilin edhe përfundimisht e mbylli, transmeton Koha.net. Ky operacion ka gjeneruar mijëra pëlqime të rreme në faqet e ndryshme.

Ato pëlqime ishin pjesë e planit për të legjitimuar llogaritë e rreme të cilët pastaj do të mund të bëheshin miq me përdoruesit aktual.

Me zgjidhjen e kësaj çështjeje, Facebook thotë se mbi tre për qind e pëlqimeve mund të zhduken nga disa faqet.

Facebook është duke punuar në disa mënyra të tjera për të identifikuar dhe të ndjekë llogaritë e rreme.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme