Xiaomi, gati të “pushtojë” botën me “Black Shark” Foto: wccftech

Xiaomi, gati të “pushtojë” botën me “Black Shark”

13 tetor 2018 23:24

“Black Shark” është telefoni i parë i markës kineze, Xiaomi, që është i dedikuar për video-lojëra. Gjëja më e veçantë që ofron është ftohja e qarkut fizik me xhel të lëngshëm, që të mos nxehet gjatë punës.

Telefoni është hedhur në tregun kinez që në prill, por së fundmi është vënë re faqja global.blackshark.com, që do të thotë se pritet të hidhet dhe në tregun botëror, shkruan tch.

“Black Shark” do të ketë ekran 6 inç, 2.5D, me rezolucion 2160×1080.

Fuqinë që kërkojnë lojërat pritet ta mbulojë më së miri procesori Snapdragon 845 dhe kartën grafike Adreno 630. Dhe lojën mund ta mundësojë pa ndërprerje një bateri me 4000 mAh.

Telefoni vjen me Android 8.1 Oreo, kamera 20MP dhe 12MP, por pa vend për kufje të modelit standard 3.5 mm. Do të funksionojë vetëm me USB Type-C.

Çmimi pritet të jetë rreth 433 dollarë për versionin me 64GB ROM dhe 6 GB RAM, 500 dollarë për 128/8 GB.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme